Ministria e Punëve të Brendshme sot ka arrestuar 5 persona nga Tetova, pasi dyshohet se janë përfshirë në sulme fizike ku dhe u lëndua me thikë një 16-vjeçar nga Tetova.
“Janë privuar liria pesë persona: D.L.(23), B.D.(18), V.L.(19), L.Sh.(24) dhe A.Sh.(24), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë qenë të të përfshirë në dy sulmet fizike të raportuara më datë 09.10.2022. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka zbardhur sulmet që kanë ndodhur në rrugën “133” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, në të cilat është plagosur me një send të mprehtë një djalë 16 vjeçar nga Tetova”, thuhet në komunikatën e MPB-së.