Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSulmohen dy policë të patrullës kufitare

Sulmohen dy policë të patrullës kufitare

Ditë më parë në orët e mbrëmjes personi me iniciale A.A, 61 vjeç, nga fshati Dobrosht i Tetovës duke lëvizur me veturën e tij nëpër rrugët malore, nuk i është përgjigjur urdhrit për ndalim nga policia pyjore në fshatin Dobroshtit të Tetovës, por ka bërë të kundërtën duke shtuar shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas, i njëjti person është kthyer sërish me veturën e tij dhe duke shtuar shpejtësinë është drejtuar drejt policisë, të cilët duke parë situatën kanë shmangur përplasjen dhe kanë shtënë në ajër me armët e tyre, në shenjë paralajmërimi.

Por, edhe përkundër paralajmërimit me gjuajtje në ajër nga ana e policëve, personi në fjalë nuk është ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë drejt tyre dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më vonë, gjatë kërkimeve të policisë, është gjetur vetura e llojit fuoristradë me targa të të Tetovës dhe personi në kërkim, e cila ka qenë e ngarkuar me dru së bashku me një sharrë motorike.

Personi i lartpërmendur është ndaluar nga policia dhe po mbahet në paraburgim në ambientet e stacionit policor të Tetovës për hetime të mëtejme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments