Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSulmi terrorist në Vjenë, identifikohet njëri prej autorëve

Sulmi terrorist në Vjenë, identifikohet njëri prej autorëve

Që prej mbrëmjes së djeshme Austria dhe gjithë Europa kanë qëndruar nën panikun e sulmeve terroriste të koordinuara në Vjenë.

Ndërkaq prej mediave vendase mëngjesin e sotëm raportohet se njëri prej autorëve të dyshuar se ka lidhje me ngjarjen është identifikuar. “Krone” raporton se ai është një refugjat rreth 30 vjeç, i cili është qëlluar nga njësia special WEGA.

Në një foto virale, autori dallohet se është i armatosur dhe gjithashtu ka edhe një haxhar, të cilat i mbante me vete edhe gjatë aktit të rëndë. Pak para sulmit, ai ka shprehur besnikërinë e tij ndaj kreut të ri të ISIS Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, në Instagramin e tij.

Llogaria e tij tashmë rezulton e mbyllur.

Nga sulmet e djeshme në Vjenë kanë humbur jetën 3 persona, mes të cilëve edhe një polic, ndërsa janë plagosur 15 persona.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments