Tuesday, July 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSulm me armë në New York, katër të vdekur, mes viktimave një...

Sulm me armë në New York, katër të vdekur, mes viktimave një polic

Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë në të shtëna me armë që ndodhën dje pasdite në një rrokaqiell në qendër të Manhattanit.

Sipas policisë, sulmuesi Shane Devon Tamura (27) udhëtoi nga Las Vegasi në New York dhe motivi i tij për sulmin është ende i panjohur. Pas të shtënave, ai u gjet i vdekur me atë që autoritetet e quajnë “plagët e vetëshkaktuara me armë zjarri”. Një sasi shtesë municioni u gjet në makinën e tij.

Tamura parkoi BMW-në e tij përpara ndërtesës dhe hyri në ndërtesën e zyrave me një pushkë M4 në dorë. Sapo hyri në holl, ai hapi zjarr ndaj një oficeri të sigurisë në ndërtesë. Ai qëlloi gjithashtu një grua që u përpoq të fshihej pas një shtylle”, tha Komisionerja e Policisë, Jessica Tisch.

Pastaj ai hyri në ashensor, u ngjit në katin ku ndodheshin zyrat e administratës së ndërtesës dhe vazhdoi të qëllonte në korridor përpara se t’i jepte fund jetës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments