Kryetari i BFI-së,Sulejman Rexhepi
Aksidenti që ndodhi në orët e pasidtes në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, e në të cilin pati shumë viktima dhe shumë të lënduar, e pikëlloi tej mase tërë opinionin. Ndjenja e cila me këtë rast natyrshëm e kaploi çdo njeri, nuk mundë të ishte tjetër përveç ajo e keqardhjes dhe e trishtimit, e dhembjes që duhet ndarë me familiarët e udhëtarëve që humbën jetën.
Cdo njeri që në vehte ka një çikë humanitet, sot iu lut Zotit që t’i shpërvblejë me xhenet viktimat dhe t’ju ndihmojë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Sot, humbën jetën njerëz, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre
Mjerisht, akoma pa përfunduar aksioni i shpëtimit të udhëtarëve nga aksidenti, ishim dëshmitarë të statuseve dhe komenteve në fb. të cilat kunndërmojnë me erën e keqe të jonjerëzisë, me shovenizëm, me urrejtje.
Dhe, do të mundë ndoshta të kuptohej nëse një gjë e këtillë do buronte nga injorantë. Por jo, komentet i nxiti një profesorëeshë universitare, një intelektuale që duhet të edukojë e të mësojë të rinjtë, një grua nga e cila pritet që në një shtet multietnik e multikonfesional të ndikojë në kultivimin e tolerancës.
Ajo,tragjedinë e sotme e quajti – ironi, duke e lidhur kushedi për çfarë arrsye me Karpallëkun?!
Cfarë mundë të thuhet për paraqitjet e këtilla jonjerëzore, si mundë të vlerësohet një njeri që në vdekjen tragjike të aq shumë njerëzve sheh ironi, ku shpien shfryerja e njerëzve që ia mbajnë krahun profesoreshës ? Shpien në rritjen e jotolerancës dhe urrejtjes, shpien në rritjen e tensioneve ndërnacionale e ndërfetare. Dhe, të gjitha këto bashkë pastaj shpiejnë në dridhjen e këtij shteti që edhe ashtu qëndron mbi themele shumë të brishta dhe përpëlitet të gjejë rrugën e vetë drejtë progresit.
Allahu i shpërbleftë me xhenet viktimat e aksidentit të sotëm dhe ju ndihmoftë të lënduarve. Lutem gjithashtu që Zoti t’ju ndihmojë njerëzve të cilët kanë humbur sensin e humanitetit e të njerëzisë që të këndellen e të kuptojnë se tragjeditë dhe fatkeqësitë nuk zgjedhin ku do godasin e kë do godasin.