Nga Sulejman MEHAZI
Kur Ali Ahmeti luante lojën politike në terrenit e vet me votuesit shqiptar, ishte fitimtar e i pa mposhtur, duke eliminuar një nga një: Cërvenkovskin, Georgievskin, Buçkovskin, Gruevskin, në taborin maqedonas, dhe, Arbën Xhaferin, Menduh Thaçin, Ymer Selmanin, Zijadin Selën e Bilall Kasamin, në taborin shqiptarë. Kryenëçësia e fitoreve të njëpasnjëshme e bëri që Aliu të lerë e t’ia kthente shpinën elektoratit shqiptarë e duke u lidhur me elektoratin maqedonas gjatë Zgjedhjeve Lokale e Presidenciale konsesuale, kështjella politike e partisë së tij, BDI, po shembet dalngadalë. Largimi nga shqiptarët e afrimi me elektoratin maqedonas, politikisht Ali Ahmeti do ta hajë kokën e vet vetvetiu. Atë që bëri Kryetari i BDI-së me politikanët e humbur para tij, tani e bën Zaevi me Ali Ahmetin, LSDM-ja ngadalë, sigurtë e në heshtje ia gëryen e merr elektoratin shqiptarë BDI-së, sa që do mbetet e vetmuar dhe e papëlqyer njësoj sikurse partia e parë shqiptare e PPD-së. Vet Ali Ahmet e mësoi elektoratin e vet të votojnë LSDM-në maqedonase dhe tani e tutje rëndë është që votuesit të kthehen në partinë e tij të BDI-së. Votuesit janë si femrat e nderuara, po qe se tradhtohen politikisht kurrë s’pajtohen me të dashurit politikë.
Pra, nëse Ali Ahmeti ua hëngër kokën politikanëve tjerë, tani e tutje politikisht Zaevi do t”ia hajë kokën Ali Ahmetit.