Monday, April 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSukses i madh i struganëve të“Drini-it” në Turneun "Grand Prix Olimpik 2025"...

Sukses i madh i struganëve të“Drini-it” në Turneun “Grand Prix Olimpik 2025” – Dy medalje të arta për sportistët tanë të rinj (FOTO)

Struga vazhdon të shkëlqejë në sportin e karatesë përmes klubit “Drini”, i cili sot në Turneun Ndërkombëtar “Grand Prix Olimpik 2025” në Shkup, u dallua mes 76 klubeve pjesëmarrëse nga 10 shtete, duke sjellë në shtëpi dy medalje të arta dhe një medalje bronzi.

Në mesin e 800 sportistëve dhe 1127 paraqitjeve në këtë garë prestigjioze:

Jara Nasufi, në kategorinë U11, -32 kg, shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme dhe u kurorëzua me medalje të artë, duke dëshmuar potencial të madh për të ardhmen.
Drini Hajredini, në kategorinë U18, +76 kg, gjithashtu u ngjit në majë të podiumit me medalje të artë, duke përfaqësuar denjësisht klubin dhe qytetin.
Gresa Pollozhani arriti të sigurojë medalje bronzi në kategorinë U10, -34 kg, një sukses i rëndësishëm në moshë kaq të re.
Medaljet fituesve u ndanë nga zv. Ministrja e Sportit, znj. Safije Sadiki Shaini, duke i dhënë kështu edhe më shumë vlerë triumfit të sportistëve të rinj nga Struga.

Edhe pse kësaj radhe Enes Ajrush nuk arriti të fitojë medalje, paraqitja e tij mbetet vlerësuese dhe një motivim për sfidat e ardhshme.

Ndërkohë, pa humbur kohë, Klubi i Karatesë “Drini” nesër do të udhëtojë drejt qytetit të Istogut në Kosovë, për të marrë pjesë në një tjetër turne ku do të nderohet figura e heroit kombëtar “Mësuesi – Mustafë Blakaj”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments