Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStudentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në UT organizuan panel diskutimi për...

Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në UT organizuan panel diskutimi për “Mbrojtja e mjedisit” (FOTO)

Sot në Universitetin e Tetovës në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore nga ana e studentëve në bashkëpunim me dekanatin u organizua panel diskutimi me temë “Mbrojtja e mjedisit”. Kjo temë paraqet një ndër temat më aktuale në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendin tonë.
Qëllimi i organizimit të këtij paneli ishte ngritja e vetëdijes ekologjike. Në kuadër të panelistëve morrën pjesë: Doc. Dr. Emri Murati, Ass. Dr. Hisen Xhemaili, Arianit Xhaferi, Mr. Sci. Besnik Rexhepi dhe Dr. Sci. Nazif Jashari. Interesimi i studentëve ishte i madh, si mysafir kishim edhe Dekanin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Sabri Laçi, i cili përgëzoi evenimentin duke thënë: “Përgëzoj ekipin që ka qenë iniciator për të ndërmarrë këtë tubim dhe për mua është një kënaqësi e veçantë të shohësh të rinjtë të merren me çështjet e mbrojtjes së mjedisit. Unë besoj se paneli do të jetë produktiv, do të dalë me konkluzione të duhura të reflektohet, ndërhyhet dhe pengohet sa të jetë i mundshëm degradimi i mjedisit”.
Edhe Dr. Nazif Jashari si përfaqësues i NPK-së për temën e parë të diskutimit, e cila ishte uji, siguron që uji i rrjetit primar në Tetovë është i garantuar. Ai pohon që uji mund ndonjëherë të humb cilësinë, por jo të bëhet i papijshëm.
Ndërsa Dr. Hisen Xhemaili, pohon që ujërat nuk trajtohen në mënyrë institucionale. Problemi qëndron nga trashëgimia komunale e mëparshme. Sipas tij trajtimi i ujërave të zeza është shumë më pas se trajtimi i ujërave të pijshëm dhe në këtë kontekst ai u shpreh se mbetemi me shpresë që në të ardhmen do të gjejmë një trajtim adekuat. Ai gjithashtu pohon se ujërat tjerë të lumenjëve ndoten edhe nga faktorë tjerë, siç janë njerëzit me moskujdesin e tyre, me lëshimin e ujërave të zeza nga fshatrat e malësisë drejtpërdrejtë në rrjedhën e lumenjëve.
Dr. Emri Murati thotë: “Mendo globalisht, vepro lokalisht”. Me këtë ai përcolli një mesazh se secili ka përgjegjësinë e vet, ndërsa problem më i madh i takon qeverisë. Ai kërkoi që ekologët ta ngrejnë zërin, ta marrin situatën nën kontroll.
Arianit Xhaferi, përfaqësues i organizatës joqeveritare Eco Guerilla, theksoi se populli bën atë që ju lejohet, nëse atyre u lejohet vullneti i lirë, do të kemi atë që kemi sot dhe si çdo herë këtë e mundëson mosfunksionimi i ligjit dhe mosdhënia e dënimeve.
Dr.Besnik Rexhepi, në lidhje me ndotjen e ambientit thekson tre çështje :
• Ndërgjegja të futet në shkollat fillore
• Toka pjellore, e cila shndërrohet në zonë industriale
• Kemi institucione të cilët nuk e kanë kryer punën e tyre. Kanë dështuar se nuk kanë ndërtuar as edhe një deponi.

Paneli ishtë mjaft konstruktiv, doli me shumë qëndrime për zgjidhje të problemeve rreth ndotjes së ambientit dhe tregoi se studentët e FSHMN-së rradhiten ndër të parët për të marrë iniciativa për mbrojtjen e ambientit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!