Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionStrugani ka një mesazh për Edi Ramën

Strugani ka një mesazh për Edi Ramën

Shpëtim Pollozhani
ME Ç’PRODHIME DO TI KONKUROJË SHQIPËRIA SERBISË
Serbia ka 77.000 km. katrorë sipërfaqe. 7.2 milionë banorë. 44 bilionë Euro prodhim vendor. 12 bilionë Euro eksport.
Sërbia e ka hambarin e Ballkanit. Vetëm Vojdina ka 22.00 km katrorë dhe prodhon drithëra për të gjithë Ballkanin.
Sërbia ka industri të fuqishme për prodhim të produkteve të drithërave…..
Serbia ka industri të shvilluar për prodhim dhe përpumim të mishit të kafshëve dhe të pulave.
E ka të zhvilliar industrinë e tekstilit dhe konfekcionit.
Ka industri për përpunim të drurit, letrës dhe të gjithë nënproduktet.
E ka të fuqishme industrinë petrokimike, të vajrave dhe të lubrifikantëve.
Ka disa shkritore në funksion të industrisë për përpunim të metaleve.
Vetëm Kombinati i Zrenjaninit ka 17.000 të punësuar- janë disa dhjetëra të tillë.
E ka të zhvilluar industrinë kimike.
Ka industri të fuqishme farmaceutike.
Telekomunikacionin e ka me standarte europiane.
Ka industri automobilistike.
Ka industri për prodhim të traktorëve dhe të gjitha pajisjeve përcjellëse.
E ka të zhvilluar industrinë ushtarake. Sërbia e prodhon tankun dhe aeroplanin e vetë(eksporton me të madhe).
Prodhon mbi 1500 kg. flori në vjet.
Serbisë i mungon vetëm një element për të qenë një shtet dominues në Ballkan.
Sërbisë i mungon tregu i ish Jugosllavisë dhe këte treg ia mundëson Rama, i cili u tregua shumë injorant në komunikim me Kosovën dhe me të gjithë ata që nuk mendijnë si ai.
Serbët, Car Dushanin e kanë në kodin e vetë gjenetik. Të mos flasim për ,,ujërat e ngrohtë”-Durrësin.
Qeni i keq ta sjell ujkun në obor. Armiku i vjetër nuk bëhet mik i ri pa kërkuar falje dhe pa i paguar dëmet që ti ka bërë. Nuk mashtrohet lugati me kulaç o Edi Rama. Mblidh mendjen.
Vuçiç nuk gaboi kur tha: e kam menduar mirë se ç’fiton Sërbia me këte projekt.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!