Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStruganët: Jemi në rrezik të madh! Qentë endacak në Strugë i kemi...

Struganët: Jemi në rrezik të madh! Qentë endacak në Strugë i kemi “bakshish” nga Ohri dhe Manastiri!?

Qentë endacak akoma janë prezent nē qytetin Strugës.Ato pothuajse i shohim në çdo rruge të qytetit.
Në Ohër vështirë se mund të të shohin sytë ndonjë qen endacak,kurse në Strugë ato i sheh me bollëk.

Struga Eskpres mëson nga disa burime të saj,se nga qyteti i Ohrit dhe Manastirit,transportohen me kamion qentë endacak me destinacion Strugën,dhe këtë ata e bëjnë në oret e para të mëngjesit,dhe këtë e kane konfirmuar dhe disa qytetar të Strugës që kanë qenë dëshmitar të rastit,shkruan Struga Ekspres.

Qentë endacak janë një shqetesim i kahmotshem për struganët.

Kujtojme se shumë qytetar janë sulmuar nga qentë endacak të cilët kanë përfunduar në spital si pasojë e kafshimeve të rënda .

Nga ana tjetër, komunalja e Strugës apelon te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga qentë endacak dhe se ky shtim i qenve sipas komunales vjen si pasojë e transportimit të tyre nga qytete të tjera të Maqedonisë.

NP.Komunale Strugë apelon tek të gjithë qyetarët se ata persona që i sjellin qentë endacak në Strugë, të denoncohen dhe tu regjistrohet targa e makinës,njofton Struga Ekspres.

Sipas Komunales së Strugës,qentë endacak për njê kohë tê gjatë i sjellin në qytete të tjera dhe se ato përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe se ky rrezik vjen më shumë në dimër dhe në orët e mbrëmjes kur nuk ka qarkullim te madh te njerëzve dhe sulmi i qenve mund të jetë i paevitueshëm.

Kjo ndërmarrje ka vendosur në dispozicion numrin e kontaktit: 046 786 640,për të denoncuar rastet e sjelljes se qenve nga qytete të ndryshme dhe duke ua regjistruar targat e makinave.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments