Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionStrugan, ky pra është "krieplaku"

Strugan, ky pra është “krieplaku”

,,Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë,,
ARBËR XHAFERI
Po e nis këtë shkrim me fjalët e të madhit Arbër Xhaferi,sepse çdo shkronjë e shkruar në thënjet e tija disa vjetë më parë,sotë po e shohim në realitet.Komandanti i guerilës Shqiptare të vitit 2001,për të cilin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm….betoheshin në kokën e tij,sotë duke mos patur fije turpi nuk e voton në parlamenin e Maqedonisë, ministrin e propozuar nga partia Aleanca për shqiptarët por e permban ministrin e partisë maqedone LSDM,vetëm e vetëm që të mos fitoj oponenti i tij politik.Këtij veprimi nuk i thuhet ndryshe përveç oportunizëm politik.Ky njeri që më 27.Prill nuk pati Bo.e të qëndroj aty ku qëndronin burrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin,sepse ishte akt historik për shqiptarët,aq më shumë që e kishte nga radhët e partisë së vetë,sotë duke konsumuar atë që siguruan heronjtë,edhe ata të luftës edhe ata të pas luftës (siç thoshte Arbër Xhaferi)na bëhet trim e na voton ministrin maqedonas e jo atë shqiptar.
-Të nderuar vëllezër dhe motra Shqiptar,ky pra është ,,krieplaku,, Ali Ahmeti që bashkë me ,,krieministrin,,harruan sakrificën që bëri Zijadin Sela pa të cilin ata nuk do ishin kurrë këtu ku janë sotë.Për ,,Krieministrin,,e dinim,se soi i tij nuk ka Besë dhe fjalë,por ,,krieplaku,,?! Si u bë që harroi aq shpejtë natën kur ra regjimi më i tmerrshëm në ballkan?! E Ali,Ali Ahmeti,por edhe ti more Zajko mos harroni,se edhe Gruevski ishte dikur aty ku jeni juve ,por ku është sotë?!Kjo i pretë të gjithë ata që tradhëtojnë idealet e shokëve të tyre,populli din të vlersoj,mos e harroni këtë asnjëherë,do ju vijë dita edhe juve siç u erdhi Gruevskave.
Po e përmbyll me një thënje të kolosit Shqiptar:
,,Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale,, Arbër Xhaferi
NASI ISTREFI-ZVICËR

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!