Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStruga, ky qytet i bukur që përcjellë rininë në mërgim, mijëra shtëpi...

Struga, ky qytet i bukur që përcjellë rininë në mërgim, mijëra shtëpi të boshatisura!

Struga, ky qytet turistik me një pamje magjepsëse dhe shumë i veçantë me bukurinë e saj, ka një plagë të shumë të madhe prej më shumë 20 vitesh,djemtë dhe vajzat që ëndërronin të ardhmen në Strugë, ata këtë ardhme e shohin jashtë qytetit të tyre!Duan Evropën, Amerikën,Australinë apo ndonjë vend tjetër ku ata kërkojnë një jetë më të mirë, me punë dhe pak kushte më shumë,që Maqedonia dhe Struga nuk u’a sigurojë dot kurrë,shkruan Struga Ekspres.
Është një numër jashtëzakonisht i madh i shqiptarëve nga Struga që gjenden në mërgim, dhe shumë të tjerë presin shansin e parë të tyre të largohen nga Struga!Mijëra shtëpi janë të boshatisura në Strugë dhe fshatrat rreth saj.
Këtë vit shumë të diplomuar nga Struga janë larguar nga Struga, sidomos mjekët e rinjë të sapodiplomuar.Ata janë shpërndarë nëpër Evropë me shpresën se do të punësohen shumë shpejtë, kurse një numër i tyre janë punësuar.
Struga, ky qytet i bukur,nuk të premton dot një të ardhme të sigurtë!Ajo vetëm di të përcjellë dhe përjetojë lotët dhe dhimbjen e njerëzve me halle!
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments