Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga, ky qytet i bukur që di të përcjellë rininë në mërgim

Struga, ky qytet i bukur që di të përcjellë rininë në mërgim


Struga, ky qytet turistik me një pamje magjepsëse dhe shumë i veçantë me bukurinë e saj, ka një plagë të shumë të madhe prej më shumë se 27 vitesh,djemtë dhe vajzat që ëndërronin të ardhmen në Strugë, ata këtë ardhme e shohin jashtë qytetit të tyre!Duan Evropën, Amerikën,Australinë apo ndonjë vend tjetër ku ata kërkojnë një jetë më të mirë, me punë dhe pak kushte më shumë,që Maqedonia dhe Struga nuk u’a sigurojë dot kurrë,shkruan Struga Ekspres.
Është një numër jashtëzakonisht i madh i shqiptarëve nga Struga që gjenden në mërgim, dhe shumë të tjerë presin shansin e parë të tyre të largohen nga Struga!Mijëra shtëpi janë të boshatisura në Strugë dhe fshatrat rreth saj.
Këtë vit shumë të diplomuar nga Struga janë larguar nga Struga, sidomos mjekët e rinjë të sapodiplomuar.Ata janë shpërndarë nëpër Evropë me shpresën se do të punësohen shumë shpejtë, kurse një numër i tyre janë punësuar.
Struga, ky qytet i bukur,nuk të premton dot një të ardhme të sigurtë!Ajo vetëm di të përcjellë dhe përjetojë lotët dhe dhimbjen e njerëzve me halle!
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!