Sunday, March 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStruga humbi artistin Nuri Hajdari, njeriun me buzëqeshjen e përhershme, një boshllëk...

Struga humbi artistin Nuri Hajdari, njeriun me buzëqeshjen e përhershme, një boshllëk i madh për qytetin

Qyteti i Strugës është mbërthyer nga pikëllimi. I përfshirë në një aksident të rëndë, rreth një javë më parë, sot, 6 mars, ka ndërruar jetë Nuri Hajdari.

Nuriu ishte muzikant i njohur me një shpirt të madh prej artisti por dhe një nga figurat emblematike të qytetit të Strugës. Në postimet në rrjetet sociale shprehet dhimbje dhe trishtim i madh nga dhjetra qytetar të Strugës e më gjerë. Largimi tij konsiderohet si një humbje e madhe për qytetin e Drinit të Zi.

“Njeriu me buzëqeshje të përhershme”, “Njeriu pozitiv dhe gjithmonë i qeshur”, “Një boshllëk i madh për qytetin”, “Do të kujtojmë përherë për kohën e bukur që na ke dhuruar”, janë disa nga dhjetra postimet.

Nuri Hajdari u përfshi në aksident të rëndë në rrugën Strugë -Dibër.

Ai është i martuar dha baba i tre fëmijëve, dy djem dhe nje vajzë.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments