Portali informativ Struga Ekspres prej shumë ditësh dhe vitesh pasqyron gjendjen reale të rrugës magjistrale Strugë-Qafethanë,e cila ështē shumë e dëmtuar, ku herë pas here hapen dhe gropat e mëdha që rrezikojnë seriozisht jetën e shoferëve që qarkullojnē në këtë rrugë.
Janë qindra denoncime nga lexuesiț e Struga Ekspres të cilët kanë rrëfyer se përveç se kanë dëmtuar makinat, ata kanē rrezikuar dhe jetēn e tyre.
Sot Struga Ekspres pas shumë transmetimeve të drejtëpërdrejta ku tregon gjendjen e tmerrshme të rrugës dhe pas mosreagimit qytetar dhe organeve përkatëse, vendosi qe ti bëj apel kryeministrit Zoran Zaev që vet ai të reagoj urgjentisht për të dhënē urdhërin tek institucionet që të sanohen gropat dhe të asfaltohet plotësisht rruga Strugë-Qafethanë sepse në rastin e mosreagimit rrezikohet seriozisht jeta e mijëra qytetarëve që qarkullojnë me makine çdo ditë.
Madje Struga Ekspres ftoi vet kryeministrin Zoran Zaev që tu shikoj nga afër gjendjen reale të rrugës së turpit, rruga Strugë-Qafethanē.
Shtyp linkun mëposhtë për të parë gjendjen reale të rrugēs magjistrale Strugë-Qafethanë:
(Struga Ekspres)