Sipas burimeve që posedon Struga Ekspres, nga aksidenti i frikshëm dhe ballor mes një kamioni dhe një makine në dalje të Botunit, në rrugën Ohër-Kërçovë, mësohet se brenda makinës së aksidentuar ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën. Ata po trajtohen në Spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Shkupi, të moshës rreth 70 vjeç.
Nesër pritet të jepen informacione më të detajuara nga policia e Ohrit.
(Struga Ekspres)