Ditën e parë të punës presidenti i ri Stevo Pendarovski e filloi me porosi për pajtim qytetar dhe shërim të plagëve të hapura nga e kaluara e afërt. “Është koha t’i shërojmë plagët e hapura nga e kaluara jonë e afërt dhe realisht ta fillojmë pajtimin qytetar, sepse nuk kemi atdhe rezervë të cilin mund ta quajmë shtëpi tonën. Në atë rrugë dëshiroj të jap mund, duke mos mbajtur llogari për rejtingun personal politik. Të gjithë njerëzit qëllimmirë, politikanët dhe partitë që do të vendosin të shkojnë rrugës së njëjtë, do ta kenë mbështetjen time”, porositi sot në mëngjes Pendarovski nëpërmjet një postimi të profilin e tij në Facebook. /SHENJA/