Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStevo Pendaroski përsëri kandidat për president

Stevo Pendaroski përsëri kandidat për president


Stevo Pendarovski është nominuar nga LSDM-ja si kandidat i përbashkët për president. Zoran Zaev pas takimit me strukturat partiake ka njoftuar se partia dhe të gjithë kandidatet tjerë janë përcaktuar për Pendarovskin si kandidat presidencial. Zaev tani ndodhet në takim me të gjithë partneret e koalicionit ku edhe shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet emri i Pendarovskit, derisa pajtohen partnerët.

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të mërkurën arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili pritet të mbështetet nga Alternativa dhe PDSH-ja.

Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, dje pas shpalljes së kandidaturës së pavarur nga profesori Blerim Reka njoftuan se do ta mbështesin atë. Në garë është edhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Gordana Siljanovska-Davkova.

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments