*Në lidhje me ngjarjen penale – vrasje dhe vetëvrasje – që ndodhi më 12.07.2025 në Prilep, sipas informacioneve fillestare me të cilat aktualisht disponon SPB Manastir– DPB Prilep, ngjarja ka rrjedhur si vijon:
Më 12.07.2025, rreth orës 15:00, P. Gj. (62) nga Prilepi i kishte telefonuar nipit të tij nga motra, P. Ç. (43) nga Prilepi, dhe e kishte ftuar në shtëpinë e tij, duke insistuar që të merrte me vete edhe djalin e tij të mitur, 13-vjeçar, i cili gjithashtu është nip nga motra i P. Gj.
Sipas të dhënave të para, P. Ç., pas kësaj ftese, kishte marrë me vete djalin dhe i kishte treguar bashkëshortes së tij, K. Ç. (43), se daja po insistonte që të shkonte për vizitë bashkë me djalin, dhe kështu ata të dy ishin nisur.
Sipas informacioneve fillestare dhe dëshmitarëve okularë që ka siguruar DPN Prilep, rreth orës 15:30–16:00 në afërsi të shtëpisë së P. Gj. (i cili më pas u gjet i vdekur), u dëgjuan të shtëna armësh zjarri. (Dyshohet se ky ishte momenti kur P. Gj. vrau nipin dhe djalin e tij të mitur). Por deri në atë moment, nuk ishte bërë asnjë raportim në polici për të shtëna në zonën e Prilepit.
Sipas të dhënave të siguruara nga policia, në një profil në Facebook që dyshohet se ishte krijuar dhe i përkiste xhaxhait P. Gj., në orën 17:10 ishte publikuar një status me përmbajtje të dyshimtë, ku ai sulmonte verbalisht motrën dhe nipin e tij. Sipas kohës së publikimit, dyshohet se ky status është postuar pas vrasjes së nipit dhe djalit të tij të mitur.
Bashkëshortja e të ndjerit P. Ç., pas një kohe të caktuar, kishte tentuar disa herë të kontaktonte në telefon me burrin dhe djalin, por pasi nuk arriti, shkoi drejt shtëpisë së xhaxhait të burrit të saj. Atje pa që dera hyrëse ishte e mbyllur dhe askush nuk i përgjigjej thirrjeve të saj, ndërsa jashtë pa të parkuar makinën e burrit të saj. Pas disa përpjekjesh të pasuksesshme, në orën 21:20, ajo e raportoi rastin në SPB Prilep dhe tha se burri i saj dhe djali ishin larguar nga shtëpia atë ditë dhe ka gjasa që ndodhen në shtëpinë e xhaxhait të burrit të saj.
Menjëherë pas raportimit, oficerët e policisë u drejtuan për në shtëpinë në rrugën “Stevan Apostolloski” në Prilep dhe pas mbërritjes në adresë, askush nuk u përgjigj kur trokitën në derë. Ata kontaktojnë prokurorin publik, i cili lëshon urdhër që të përdoret forca për të hapur derën. Gjatë hyrjes në shtëpi, P. Gj. hodhi një granatë dore, e cila nisi të nxirrte tym, por nuk shpërtheu.
Pas kësaj, oficerët e policisë dolën nga shtëpia, por P. Gj. hapi zjarr drejt tyre. Ata iu përgjigjën me zjarr nga armët e tyre të shërbimit dhe raportuan përmes radiolidhjes se në orën 22:40 ishin qëlluar me armë zjarri në rrugën “Stevan Apostolloski”.
Pas një kohe të shkurtër, P. Gj. u vetëvra me armë zjarri.
Në vendngjarje mbërriti një ekip i Ndihmës së Shpejtë nga Prilepi, ku mjekët konstatuan vdekjen e P. Ç., P. Gj. dhe të miturit 13-vjeçar, si pasojë e plagëve nga armë zjarri.
Më 13.07.2025, në orën 01:20, oficerët e SPB Prilep, në prani të një prokurori publik, kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes në rrugën “Stevan Apostolloski” në Prilep, ku u konstatua se në një shtëpi me përdhes dhe kat me oborr ishin gjetur gëzhoja armësh zjarri si para derës hyrëse ashtu edhe brenda shtëpisë, si dhe gjurmë hyrëse-dalëse të predhave.
Në korridorin e shtëpisë u gjet edhe një granatë dore M93.
Po ashtu, në hyrje të dhomës u gjetën dy pistoleta – një kalibër 9 mm dhe një tjetër kalibër 7.65 mm – si dhe dokumente, para të gatshme, kontrata për prona dhe dokumente të tjera.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër për kryerjen e autopsisë mbi trupat e viktimave.