Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësi‘Spray’ i ujit me kripë infekton 46 besimtarë me koronavirus në kishën...

‘Spray’ i ujit me kripë infekton 46 besimtarë me koronavirus në kishën e Koresë së Jugut

Një kishë në Korenë e Jugut spërkaste ujë mekripë në gojën e besimtarëve të saj me besimin e rremë se po ndalonte përhapjen e epidemisë së koronavirusit.

Por përdorimi i të njëjtës shishe pa dezinfektur grykën e saj shkaktoi infektimin e 46 besimtarëve të kishës.

Imazhet nga kisha e Provinces Gyeonggi, në jug të Seul, tregojnë punonjësin e kishës që lëshon spruco thellë në gojën e besimtarëve njëri pas tjetrit, gjatë meshës ku korën pjesë rreth 100 anëtarë në fillim të muajit. Më pas mes të infektuarve ishin dhe pastori i kishës dhe gruaja e tij.

“Është konfirmuar se infektimi ka ardhur pasi ata futën spërkatësen thellë në gojën e një të infektuari dhe më pas kanëbërë të njëjtën gjë me tëtjerët pa dezinfektuar spërkatësin,” tha Lee Hee-young, kreu i taskforce-s së koronavirusin në provincën Gyeonggi.

“Ata e bënë këtë nga besimii rremë se kripa vret mikrobin.”

Korea e Jugut ka konfirmuar 74 raste të reja sot me një numër total infektimesh 8,236. Numri i rasteve të reja ishte nën 100 për të dytën ditë radhazi dhe shërimet kanë kaluar numrin e infektimeve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments