Me datë 27.04.2022 në ora 18.30 në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, kanë arrestuar N.T (35) nga Ohri. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe u konfiskuan rreth gjysmë kilogrami marijuanë e paketuar në paketa të ndryshme dhe vaj kanabisi. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)