Ndjej keqardhje për ngjarjen që ndodhi, e dënoj, por duhet të theksoj se policia e Maqedonisë reagoi menjëherë dhe për disa orë është konstatuar kryesi dhe është nxjerrë para drejtësisë. Kjo duhet të jetë mësim sepse nënshkrimi i kontratës për punë i personave të tillë, të cilët nuk janë dinjitozë për policinë, ishte veçori e një kohe tjetër, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për vrasjen makabre që të premten e kreu pjesëtari 24-vjeçar i policisë.
Pas thirrjes së djeshme nga VMRO-DPMNE-ja opozitare për të bartur përgjegjësi, sot në mëngjes, tha, ka kërkuar informata se kur polici Enver Toska është pranuar në punë.
“Dëshiroj t’i informoj se Mitko Çavkov është adresa e vërtetë ku duhet të drejtohen. VMRO-DPMNE e ka pranuar atë nëpunës policor në punë në policinë e Maqedonisë. Dhe në vend se të thërrasin në përgjegjësi dikë tjetër, le të kthehen drejt vetes dhe le të ulen në atë ndërtesën e bardhë të bërë nga vuajtja e qytetarëve të Maqedonisë dhe le të përgjigjen kush janë ata njerëz që kontribuan të turpërphet – jo vetëm policia e Maqedonisë, por edhe shteti i Maqedonisë”, theksoi Oliver Spasovski në Hasanbeg, ku sot paradite mori pjesë në hapjen e Zyres për preventivë.
Tha se ede deri më tani shumë herë ka folur për punë të cilat e kanë rrënuar besimin në policinë e Maqedonisë dhe e kanë ndyrë imazhin e saj dhe të shtetit, duke e përmendur përgjigmin në DSK, sulmin në Kuvend dhe më së shumti nga të gjitha, siç tha – mënyrën në të cilën u pranuan kandidatët për nëpunës policor. Me atë rast theksoi se i punësuari në polici ka peshëm më të madhe nga cili do i punësuar tjetër sepse me uniformën e përfaqëson shtetin.
“Kjo do të thotë se duhet të kemi edhe selektime të mira, rregulla të vërteta të cilat duhet tër espektohen gjatë pranimit në polici”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, duke dërguar porosi se deri në fund do ta kenë mbështetjen e tij të gjithë policët e ndrshëm dhe të prëgjegjshëm, por secili që do ta shkelë ligjin dhe rregullat e shërbimit, do të bartë përgjegjësi serioze.