Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Radovish ka përkujtuar ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend, përcjell TV21. Spasovski thotë se shteti tani ka përparuar dhe institucionet kanë përparuar, ndërsa thekson se Policia tashmë është e pavarur nga politika.
“Nëse flasim për ngjarjen e 27 prillit, futja me dhunë në Kuvend, kur kishte qëllime që të vriten deputetët dhe të mos lejohej marrja e pushtetit, diçka që nuk i ngjan një shoqërie demokratike…dhe nëse e krahasojmë atë moment dhe sot, asgjë nuk është e njëjtë, gjithçka ka përparuar, edhe shteti edhe institucionet, posaçërisht institucioni me të cilin udhëheq, e që është Policia e Maqedonisë”, deklaroi Spasovski.