Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski thotë se gjykata për shkaqe të panjohura për të, lirin nga paraburgimi kriminelë transnacional që kanë biznes lidhje të fuqishme ndërkombëtare dhe të cilët mund të dëmtojnë hetimet.
“Kemi raste kur intensivisht punojmë në shkatërrimin e ndonjë grupi kriminel, me ç’rast përfundojnë të gjitha procedurat, arrestohen këta persona dhe në fund dikush në gjykatë vendosë, nuk e di për çfarë shkaqesh, të lirohen pa paraburgim”, ka deklaruar Spasovski në tribunën e organizuar në UEJL, transmeton Gazeta Lajm.
“Këtu nuk po flas për kriminel të rangut më të ulët por për kriminelë transnacionalë, kriminelë si pjesë e strukturave qeveritare që kanë qenë në Maqedoni ose janë tani, kriminelë që kanë biznes lidhje të fuqishme ndërkombëtare dhe të cilët munden seriozisht ta dëmtojnë zhvillimin e atyre hetimeve”, theksoi Spasovski.