Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpasovski: Ekziston një vullnet i fortë politik për të luftuar krimin e...

Spasovski: Ekziston një vullnet i fortë politik për të luftuar krimin e organizuar

Situata e sigurisë në kufijtë shtetërorë është stabile dhe pa ndryshime të theksuara në krahasim me periudhën e kaluar, për faktin se vëmendje e veçantë i kushtohet zbulimit dhe parandalimit të hershëm të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin shtetëror, si dhe parandalimit për kontrabandimin e emigrantëve, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski sot në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, ka udhëhequr delegacionin e MPB-së që ka marrë pjesë në takimin e ministrave përgjegjës për siguri të brendshme dhe migrim nga vendet pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit dhe ka mbajtur fjalime në të tri seancat.

Në kuadër të seancës së parë, ministri informoi se në sferën e kontrabandimit të migrantëve, në periudhën janar-korrik, është regjistruar një rritje e ndjeshme e numrit të rasteve të zbuluara në 57, që është një rritje prej 119 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe tendencat në fushën e migracionit të paligjshëm në periudhën janar – korrik janë rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por nuk kanë një ndikim të rëndësishëm në raport me sistemin kombëtar të menaxhimit të migracionit.

“Në periudhën janar – korrik 2022 janë parandaluar gjithsej 12.803 tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin shtetëror, që paraqet një rritje prej +7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por edhe një rënie prej 27 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur ishin zbuluar 17.652 tentativa”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski foli edhe në sesionin e dytë me temë “Intensifikimi i mëtejmë i bashkëpunimit në projekte në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ku iu referua nevojës për forma të reja të bashkëpunimit dhe veprimit në nivel ndërkombëtar, duke pasur parasysh ngjashmërinë e kërcënimeve të sigurisë jo vetëm për vendin dhe rajonin, por edhe për vendet e BE-së dhe SHBA-në.

Ai ishte i vendosur se në Maqedoninë e Veriut ekziston një vullnet i fortë politik dhe ndërgjegjësimi i publikut për një luftë intensive dhe të vazhdueshme kundër krimit të organizuar transnacional.

Në fjalimin e sesionit të tretë, me temën “Trajtimi me të kthyerit nga rajonet e xhihadit”, Spasovski përkujtoi se vendi ynë ka filluar procesin e përgatitjes për përgjigje institucionale për rehabilitimin, risocializimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe familjeve të tyre nga viti 2020-të, të kthyer nga zonat e konfliktit, persona të radikalizuar, por që nuk kanë shkuar në zonat e konfliktit, persona që nuk kanë kaluar sistemin e burgjeve, por edhe persona që po kalojnë një trajtim postpenal dhe janë dënuar për vepra që lidhen me terrorizmit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!