Spasovski do të vizitojë policët që u lënduan gjatë protestës

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë ditës së sotme, respektivisht rreth orës 09:00 pritet të vizitojë policët e lënduar që janë shtrirë në spital si pasojë e protestave të dhunshme mbrëmjen e 5 korrikut para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

Ndryshe, sipas MPB-së, nga protesta, 47 policë kanë mbetur të plagosur në përleshjet mes protestuesve dhe policisë, nga 47 të plagosurit e forcave policore, 11 janë të lënduar rëndë, dy prej tyre kanë plagë të mëdha.