Sot në komunën e Strugës zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve për kryetar të komunës. Një numër i konsiderueshëm i zgjedhësve, afër 60 000 votues, kanë të drejtën të shkojnë në vendvotim për të zgjedhur kreun e ri të komunës një proces ky me rëndësi për të ardhmen lokale.
Në Strugë janë regjistruar nëntë kandidatë për kryetar të komunës, çka e bën garën të ndërlikuar dhe shumëpalëshe.
Sipas ndryshimeve të fundit, pas zgjedhjeve kjo komunë do të ketë 23 këshilltarë komunal, nga 27 që kishtë më parë.