Zoran Zaev:E vërteta e plotë do të prezantohet te qytetarët, nuk duhet të ketë dilema se Zaev do të kalkuloj diçka. Nënkuptohet se do të kemi përkujdesje komplete për dinjitetin e personit. Gruevski duhet të bjer nga qeveria, dhe ai do të bjer për shkak se ai është i përfshirë në këtë rrëmujë dhe prej këtu nuk ka ikje. Në ndonjërën prej zgjedhjeve të ardhëshme Gruevski nuk do të jetë politikan. Simpatizuesit e VMRO-së duhet ta dijnë se kjo nuk është luftë kundër VMRO-së për shkak se ata i duhen Maqedonisë, por jo me këto njerëz në krye-deklaroi Zoran Zaev kryetari i LSDM-së.