Sot në orën 14:00 në aeroportin e Shkupit, me fluturim të organizuar nga Venecia, Republika e Italisë, do të arrijnë 180 udhëtarë.
Si deri më tani, ashtu edhe për këta qytetarë tanë është organizuar udhëtim sipas standardeve të shkruara dhe të njëjtit do qëndrojnë në karantinë shtetërore për 21 ditë rresht në një hotel në Strugë, në bazë të vendimit nga mbledhja e 40-të e Qeverisë së RMV-së, që ka të bëjë me pranimin e udhëtarëve që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës së Organizatës Botërore Shëndetësore.
Çdo qytetar i RMV-së, i cili kthehet në vendin tonë me udhëtim të organizuar nga Qeveria, ka për obligim që vetë ta paguajë biletën e avionit dhe për tanimë me procedurën e vërtetuar janë të njoftuar të gjithë udhëtarët.
Vendosja në karantinë shtetërore është në kushte të kontrolluara në mënyrë të rreptë, pa asnjë kompensim financiar.
Si deri më tani, shtetasit tanë të cilët do të udhëtojnë nga Italia, gjegjësisht nga Venecia, nga aeroporti deri në lokacionin për karantinë shtetërore, do të dërgohen me autobus i cili do të kontrollohet rreptësisht.
Autobusët janë dezinfektuar nga ana e kompanisë së certifikuar, do të jenë në përcjellje të policisë, ndërsa shoferët janë pajisur me mjete mbrojtëse dhe skafandër. Për qytetarët është siguruar ushqim dhe ujë.