Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSot në Zvicër ishte -23.4 gradë

Sot në Zvicër ishte -23.4 gradë

Temperatura më e ulët sot, ka qenë minus 23.4 gradë celsius, e regjistruar në Buffalora, në Offenpass të Kantonit Graubünden.

Në mëngjesin e të dielës pothuajse në gjithë Zvicrën ka mbretëruar një mot me ngrica. Kjo, sigurisht ka qenë më e theksuar në zonat e larta dhe malore. Temperatura më e ulët sot, ka qenë minus 23.4 gradë celsius, e regjistruar në Buffalora, në Offenpass të Kantonit Graubünden, njofton SRF-Meteo. Por kjo temperaturë nuk ka qenë njëherësh më e ulëta e shënuar deri tash në këtë stinë. Në Jungfraujöch, një javë më parë është regjistruar një temperaturë për 0.3 gradë më e ulët (minus 23.7 gradë), transmeton albinfo.ch. Ndërsa në mëngjesin e sotëm, në pikën e përmendur ka qenë “vetëm” minus 21 gradë celsius.

Por afërsisht kaq ftohtë ka qenë edhe në fshatin La Brevine që ndryshe quhet edhe “Siberia e Zvicrës”. Me minus 22.8 gradë, ky fshat në mëngjesin e sotëm ka qenë vendbanimi më i ftohtë në Zvicër.
Mot mjaft i ftohtë ka mbretëruar mbrëmë dhe paraditen e sotme edhe në Tiçino, të njohur si “tarracë diellore” e Zvicrës. Në Megadino , temperaturat janë ulur deri në minus 7.5 gradë.

Sipas SRF Meteo shkak për këto temperatura të ulëta ka qenë nata e mbrëmshme që ka qenë e kthjellët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments