Pas namazit të Xhumasë sot në Tetovë do të bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Zulbehari, të cilët dje, në mënyrë tragjike humbën jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre.
Kujtojmë, se fëmijët kanë qenë nga mosha 5 deri në 14 vjet dhe nënën e tyre e cila mësohet të ketë qenë e moshës rreth 40 vjeçare.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur brenda 15 minutave, por e vetmja gjë që kanë mundur të bëjnë ka qenë të parandalojnë shpërndarjen e flakëve të cilat për një kohë shumë të shkurtër kanë përfshirë tre shtëpi. Musli Zulbehari, babi i katër fëmijëve në momentin e tragjedisë ka qenë në turnin e tretë në punë ndërsa dy gjyshërit kanë fjetur në katin e parë dhe kanë arritur t’i shpëtojnë tragjedisë.