Monday, March 31, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSot në Ohër mbërrin avioni i parë i Turkish Airlines, me fluturimin...

Sot në Ohër mbërrin avioni i parë i Turkish Airlines, me fluturimin nga Stambolli për në Ohër

Në aeroportin “Shën Apostol” në Ohër sot do të arrijë fluturimi i parë nga Stambolli për në Ohër i kompanisë Turkish Airlines.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Maqedonisë Hristijan Mickoski, Aleksandar Nikoloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, Fatih Ulusoy, ambasador i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, Serkan Kaptan, kryeshef i TAV Airports dhe Bilal Eksi, shef ekzekutiv i Turkish Airlines.

Sipas njoftimeve fluturime në linjën Ohër-Stamboll do të ketë katër herë në javë. Turkish Airlines tashmë ka planifikuar fluturimet midis Stambollit dhe Ohrit për sezonin veror të vitit 2025. Fluturime do të ketë të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën me avionë Airbus A321, Boeing 737-800 dhe B737-900. Transportuesi ka aplikuar më parë për subvencione shtetërore për të filluar shërbimin.

Të ardhurit nga Turqia janë tradicionalisht më të shumtët në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikës, vetëm gjatë këtij viti Republikën e Maqedonisë së Veriut e kanë vizituar 53.296 mysafirë nga Turqia.
Burimi: Ohrid Press

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments