Në vendin tonë sot pritet të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës kineze kundër Covid-19, nga prodhuesi “Sinopharm”, donacion ky nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës. Donacionin pritet ta dorëzojë ambasadori kinez Xhang Su, i cili pritet të paraqitet në poliklinikën “Jane Sandanski” së bashku me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ky donacion ishte siguruar gjatët akimit të ministres Shekerinska me homologune saj kinez, gjeneralin Vei Fenghe. Së fundmi Maqedonia e Veriut ka pranuar 200 mijë vaksina “Sinopharm” që janë siguruar përmes kontratës direkte me kompaninë ndërsa është paralajmëruar që janë siguruar edhe 500 mijë vaksinave tjera kineze nga prodhuesi “Sinovac”.