Nga dita e sotme midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta kufitare të kontrollit në Bllacë dhe Hanin e Elezit.
Ceremonia e hapjes do të nis në ora 11:00, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, ministrat e brendshëm dhe zyrtarë të tjerë të qeverive të të dyja vendeve, përcjell INA.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot do të ketë ngadalësim të qarkullimit në këtë pikë kufitare, për shkak të përurimit që sotdo të bëhet në këtë pikë.
“Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, thuhet në njoftim.(INA)