Prej sot filluan fluturimet e para të linjave Ohër – Malmo dhe Ohër -Milano.
Në aeroportin e Ohrit sot ateroi aeroplani i parë prej Malmos, ndërsa një ditë më vonë, të martën do të fillojë me linjën Ohër-Milano.
Është paraparë që fluturimet në të dy linjat gjatë sezonit turistik veror të realizohen dy herë në javë edhe atë deri më 13 shtator fluturimet prej aeroportit të Ohrit në Malmo janë të hënën dhe të premten, ndërsa prej 18 shtatorit të mërkurën dhe të dielën, ndërsa fluturimet për në Milano deri më 30 mars do të jenë të martën dhe të shtunën, ndërsa prej 1 prillit të hënën dhe të premten, përcjell Struga Ekspres.