Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSot me çmime të reja të derivateve të naftës,mblidhet KRRE

Sot me çmime të reja të derivateve të naftës,mblidhet KRRE

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme pritet të shpall çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), javën e kaluar çmimet me pakicë të dizelit u shtrenjtuan për 3.5 denarë, ndërsa çmimet e benzinës për 1.5 denarë.

Aktualisht, çmimi me pakicë për 1 litër euro-Super BS-95 kushton 73,00 denarë, derisa një litër Euro Super BS-98 75,00 denarë për litër. Ndërkaq çmimi i një litër Euro-dizel shitet për 63.5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë gjithashtu shitet për 63.5 den për litër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments