Sot në Shkup do të organizohet marsh protestues për tashmë të ndjerin Rexhail Qerimi i cili akuzohej në rastin “Alfa”. Protesta do të fillojë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup dhe pritet të përfundojë para zyrës së Bashkimit Evropian.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju njoftojmë se me datë 04.02.2022, të premten në ora 13:30 do të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” ku do ta fillojmë marshin në nder të Rexhail Qerimit dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-së për vdekjen e dyshimtë”, shkruan vëllai i të ndjerit, Jetulla Qerimi.
Ai fton të gjithë shqiptarët që t’i bashkëngjiten protestës për të kërkuar hetime ndërkombëtare edhe për të gjitha rastet tjera të montuara politike.