Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka caktuar për sot në orën 13:00 në Shkup kuvendin 2-të të kësaj partie. Ndërsa dy ditë më parë të njëjtin kuvend e ka mbajtur edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ku Ziadin Sela e quajti si të pavlefshëm këtë kuvend. Ky i fundit ka thirrur në këtë kongres edhe kryetarin Taravari, “Unë e kam thirrë, si çdo anëtarë tjetër të Kuvendit Qendror me ftesë publike, është çështje e tij a vjen apo nuk vjen, vendin e ka aty që të vijë”, tha Sela gjatë ditës së djeshme në Parlament.
Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme me 62 vota “pro”, janë shkarkuar dy ministrat Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti, krahu i Arben Taravarit.