Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSot ka dy protesta në Shkup kundër shtrejtimit të rrymës elektrike

Sot ka dy protesta në Shkup kundër shtrejtimit të rrymës elektrike

Dy marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë paralajmëruar për pasdite në Shkup.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës.

Siç tha ai, protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit rregullator.

Protesta, tha Janushev, do të fillojë para “Palloma Bjankës”.

Protestën e parë qytetare të paralajmëruar, VMRO-DPMNE-ja e mbajti të mërkurën.

Edhe Konfederata e organizatave sindikale nga ora 18:00 paralajmëroi marsh protestues që do të fillojë nga “Çairçanja” dhe do të përfundojë para Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Kuvend.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments