Sot pritet që prokurorja speciale publike në dorëheqje, Katica Janeva, të paraqitet për bisedë informative tek prokurorja Villma Ruskoska nga Prokuroria për krim të organizuar në lidhje me rastin “Reket”.
Janeva do të duhet të japë përgjigje në disa pyetje që u hapën në opinion, pasi që muajin e kaluar u hap rasti “Reket”, në të cilin tani për tani, për zhvatje të biznesmenëve janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski- Zoki Kiçeec.
Në incizimet e publikuara audio nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në rregull”. Deri më tani për rastin “Reket” nga PSP-ja kanë dëshmuar prokurorët, Lile Stefanova, Burim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska.