Gjatë ditës së sotshme në hapësirat e burgut të Strugës,u vizituam nga Drejtori i Drejtorisë së Përmbarimit të Saksioneve,Majran Spasovski, njofton z.Valon Qyra, drejtor i burgut të Strugês
“Kjo vizitë është vizita e parë që Drejtori Spasovski realizon në kuadër të vizitave të parapara në te gjitha burgjet e RMV.
Bashkë me Drejtorin Spasovski,konkluduam për mbarëvajtjen e punës në burgun e Strugës,si dhe morëm lëvdata në respektimin e rregullave dhe rekomandimeve nga institucioneve përkatëse për mbrojtjen e të burgosurëve nga pandemia COVID19.
Në perfundim të kësaj vizite u dakorduam për aktivitetet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të kushtëve infrastrukturore në burgun e Strugës”, u shpreh Valon Qyra.
(Struga Ekspres)