Më 9 shkurt, pikërisht para tre viteve, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, publikoi ‘bombën’ e parë. Në të dëgjohej biseda e gazetares së Radio Europa e Lirë, e cila e pyet se sa është buxheti i komunës, pastaj bisedë me vajzën e tij si dhe bisedën midis ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministrit të financave Zoran Stavreski.
Atëherë Zaev akuzoi ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe njeriun e parë të DSK-së se me urdhër të tyre janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.