Ndërmarrja farmaceutike “AstraZeneka” planifikon deri në fund të vitit të plasojë një vaksinë kundër koronavirusit të ri e cila do të kushtojë 2.50 euro, paralajmëroi kryetari i kompanisë, Pascal Sorio.
Ai theksoi se qëllimi i kompanisë është që vaksina të vihet në dispozicion për të gjithë njerëzit.
“AstraZeneka” shpreson që vaksina të prodhohet deri në fund të vitit, ndërsa sipas Sorios, mbase edhe më herët nëse shkon sipas planit.
Kohët e fundit u publikua se vaksina e “AstraZeneka” në dy fazat e para të testimit rezultoi mirë dhe mundëson prodhimin e antitrupave si dhe imunizimin kundër Covid-19.
Rezultati i fazës së tretë të testimit pritet në vjeshtë dhe nëse është e suksesshme, vaksina do të jetë në gjendje të prodhohet në mënyrë masive dhe të plasohet në treg.