Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSopi: Rinia ikën sepse nuk mund të hyjë në punë nga rradha...

Sopi: Rinia ikën sepse nuk mund të hyjë në punë nga rradha e të vjetërve, servilave e analfabetëve

Nga Hasim Memishi-SOPI

RINIA IKËN SEPSE…

Rinia ikën sepse nuk mund të hyjë në punë nga rradha e të vjetërve, servilave e analfabetëve;
Rinia ikën sepse dikujt pa i thënë askush “pune mbarë” është bërë milioner, kurse dikush që punon ditë e natë nuk arrinë të paguaj qiranë;
Rinia ikën prej këtu sepse mjekët nuk i shikojnë si pacientë, por si myshteri,
Rinia ikën prej këtu sepse mësuesit i tregon taksisti se si mbahet mësimi;
Rinia ikën prej këtu sepse institucionet ia kryejnë punën vetëm atij që e njohin, kurse fukarai duhet të pret me vite apo dekada për një shërbim;
Rinia ikën prej këtu sepse gjykata liron kriminelët, kurse i burgos të pafajshmit;
Rinia ikën prej këtu sepse nuk mund me fatin e vet të luaj bixhoz;
Rinia ikën prej këtu sepse policia i dënon vetëm golf2-at, Range Roverave as që ua ngre stopin;
Rinia ikën prej këtu sepse artistët merren me politikë, kurse politikanët bëjnë humor;
Rinia ikën prej këtu sepse s’ka Teatër, s’ka kinema, s’ka stadium, s’ka vende për të kaluar fundjavën, s’ka institucione, s’ka drejtësi, s’ka ujë, s’ka pastërti, ska…Jetë!
😣🙄😨

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!