Sonte në orën 19.00 në Cyrih të Zvicrës mbahet manifestimi i festës së flamurit, organizuar nga shoqata e Ladorishtit në Zvicër. Ajo që të bën përshtypje është fakti që më shumë se 600 shqiptarë kanë rezervuar duke treguar se sa shumë dashuri kanë për frymën, kulturën dhe etninë e tyre shqiptare.
Kjo shoqatë organizon prej 35 vjetësh manifestime kulturore dhe me karakter humanitar, duke qënë kështu një shembull i mrekullueshëm i dashurisë për vendlindjen.
Këtë vit ky spektakël vjen nën udhëheqjen artistike të Teatrit Poshka, me pjesëmarrjen e këngëtares së madhe Irma Libohova dhe parodistëve të Vlorës.
I dërgojmë të fala të gjithë shqiptarëve të Ladorishtit duke iu uruar me mall Gëzuar Festën e Flamurit!
Shoqata nga Ladorishti-Zvicër
(Struga Ekspres)