Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSonte është Nata e Madhe e Kadrit! Nata e shenjtë e planetit!

Sonte është Nata e Madhe e Kadrit! Nata e shenjtë e planetit!

Sot datë 19 Maj për gjithë besimtarët musliman është Nata e Kadrit, nata e shenjtë e planetit.

Kjo natë personifikon komunikimin e Njeriut me Perëndinë. Është nata në të cilën pejgamberit Muhamed A.S, nëpërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë. Andaj është mirë që jo vetëm besimtarët por edhe njerëzit e tjerë ta kalojnë këtë ditë e natë duke u lutur, duke u penduar dhe kërkuar plotësimin e dëshirave.

Muslimanët besojnë që Kur’ani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi AS, prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para, ishte sureja Alak. Në Kur’an nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.

Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të.

Sipas besimit islam, Nata e Kadrit është gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, është një nga netet teke të dhjetditëshit të fundit të Ramazanit, por çfarë ndodhë në këtë natë?

Ç’ndodh në këtë natë:

1.Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm.

2.Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.

3.Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet.

4.Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem.

5.Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria.

6.Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo.

7.Në këtë natë përcaktohen rrisqet.

8.Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër.

9.Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat.

10.Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit.

Kjo natë është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerëzve në këtë botë nuk i kalon të 74 vjetët, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se tërë jeta e njeriut.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!