Mediat sonte janë para hyrjes kryesore të burgut të Shuto Orizares, ku pritet që sonte të paraqitet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Ai duhet të fillojë me mbajtjen e dënimit prej dy viteve burgim për rastin “Tanku” për blerjen e mercedezit luksoz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli Penal sot pasdite ja vërtetoi Gruevskit vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve për dënim me burg. Vendimi ju është dërguar palëve ndërsa bëhet ekzekutive menjëherë pasi që vendimi pranohet.