Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSnopçe nga ASH: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit për dy arsye...

Snopçe nga ASH: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit për dy arsye (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Deputeti Halil Snopçe thotë se kanë rezerva për besueshmërinë, pasi siç thotë, mbi 100 mijë qytetarë nuk janë regjistruar.

“Pas shpalljes së rezultateve të Regjistrimit Aleanca për Shqiptarët është duke analizuar rezultatet dhe do të dalim me një analizë të detajuar, por që në shikim të parë ne shprehim rezervat tona veçanërisht në dy segmente. 132 mijë qytetarë janë të imputuar dhe të paregjistruar në terren ndërsa vlerësojmë se numri i prej 260 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit nuk përkojnë me realitetin dhe me të dhënat e publikuara nga organizatat ndërkombëtare”, tha Snopçe, transmeton TV21.

Shton se nuk mund të vlerësohet si i besueshëm regjistrimi ku rreth 8% e popullsisë së përgjithshme dhe asaj rezidente nuk i dihet përkatësia kombëtare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!