Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSnopçe: Maqedonia nuk lufton, por mbështet korrupsionin

Snopçe: Maqedonia nuk lufton, por mbështet korrupsionin

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe i ftuar në “Rruga drejt…”, deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut jo që nuk lufton krimin dhe korrupsionin, por përkundrazi e mbështet atë. Sipas Snopçes, pavarësisht se Qeveria ka formuar Ministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, kjo dukuri në shtet nuk po luftohet por po rritet. Deputeti i ASH-së me këtë rast përmendi deklaratën e ambasadores së SHBA-vë në Shkup se Maqedonia nuk bën mjaftueshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Pajtohem se ekzistojnë shumë skandale, aq shumë skandale bëhen në këtë shtet sa ne nuk jemi në gjendje t’i ndjekim ato. Por aj tu referohem disa referencave, ambasadorja e SHBA-ve Meri Bërns, çfarë tha, deklarata e saj ishte publike se Maqedonia nuk bën mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ambasadorja e Holandës çfarë tha? Ajo tha lëreni problemin me Bullgarinë, shihni luftoni korrupsionin, deklaratë publike. Po ashtu kishim deklarata publike të ambasadorit të Francës, Gjermanisë e kështu me radhë, pra ambasadorë të shteteve përfaqësuese në mënyrë publike pa hezitim deklarojnë se Maqedonia ka probleme me luftën kundër korrupsionit…Kjo do të thotë se pavarësisht se Qeveria ka krijuar edhe ministri që lufton korrupsionin, në fakt korrupsioni në vend që të luftohet në shtet rritet, Mos harrojmë se korrupsioni është i lidhur me Qeverinë, me instancat qeveritare”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!