Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSkender Rexhepi-Zejdi- Nëse Afrim Gashi e dorëzon mandatin e deputetit, e dorëzoj...

Skender Rexhepi-Zejdi- Nëse Afrim Gashi e dorëzon mandatin e deputetit, e dorëzoj dhe unë, e përgjysmoi numrin e votave

Skender Rexhepi-Zejdi, deputeti tashmë i pavarur para pak çasesh ka reaguar rreth ngjarjeve që po ndodhin brenda partjsë Alternativa dhe se si Afrim Gashi nuk ka dhënë llogaridhënie kur s’ka fituar asnjë komunë,shkruan Struga Ekspres.

Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi thotë se nêse Afrim Gashi dorëzon mandatin e deputetit do ta bëj edhe ai vet një një të tillë.

“Të dashur aktivistë dhe pjestar të strukturave partiake…
Kam heshtur që nga data 05 prill 2021 (dita kur në mungesën time u bënë “reformat” partiake);
Kam heshtur që t’i jap mundësi “reformuesit” që me këto reforma ta rrisë partinë, por ndodhi e kundërta fuqia strukturore e partisë u tkurr;
Kam heshtur që, nga ju të dëgjoj zërin kritik ndaj “reformave” që dëmtuan partinë si dhe ndaj qasjes së privatizimit të partisë nga ana e “liderit” dhe klanit të tij.
Prandaj, sot mos e vajtoni mandatin e deputetit sepse ofendoni të gjithë ata votues dhe përkrahës politik.
Në vend që të vajtoni mandatin e deputetin, sëbashku të vajtojmë thyerjen e shpresës së mijëra të rinjve, shpresës për ndryshim dhe për një ardhmëri më të mirë të shoqërisë së përvuajtur shqiptare.
E pastaj, nëse duhet të kërkohet mandati i deputetit, sëpari kërkojeni ate nga “lideri” i partisë i cili plot dy vite është deputet dhe nuk ka as edhe një fjalim të vetëm qoftë në seanca parlamentare, qoftë në komisione parlamentare. Pyeteni atëherë, për çfarë i duhet atij mandati i deputetit?
Kërkojeni mandatin nga ai i cili brenda një viti të fundit, tre herë ndryshoi sekretarët e përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë ndërsa vet mbeti i pandryshueshëm. Pyeteni si e “harroi” fjalën – llogaridhënie?
Kërkojeni mandatin nga ai që me “reformat” partiake arriti që, nga zgjedhjet parlamentare 2020 deri në zgjedhjet lokale 2021, ta përgjysmojë fuqinë elektorale të partisë dhe të mbetemi partia e vetme që nuk ka fituar asnjë komunë?
Kërkojeni mandatin nga ai që nga partia arriti të largoj themeluesit e organeve lokale nga Kumanova, Likova, Buteli, Çairi, Studeniçani, Saraji, Zhelina, Bogovina, Tetova, Gostivari, Vrapçishti, Dibra e Struga?
Kërkojeni mandatin nga ai që fal “suksesit” të tij si deputet dhe “lider”, në të gjitha sondazhet dhe anketat partia është e fundit.
Dhe po, në momentin që “lideri” i partisë I PARI të dorëzojë mandatin e deputetit, unë bëhem i dyti, pavarësisht faktit që jam munduar gjithmonë t’i shërbej nevojave të votuesve tonë dhe të ngrej zërin kritik qoftë nga pozicioni i opozitës, qoftë nga ai i pozitës.”, shprehet Skender Rexhepi-Zejdi. (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!